Si pothuajse në çdo institucion tjetër edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është e vendosur “Kutia për Ankesa”.
Por, ndonëse është e destinuar për ankesa, KQZ këtë kuti po e shfrytëzon për diçka krejt tjetër.
Përpos që do të duhej të ishte e mbyllur ajo është e dëmtuar duke ndërruar destinimin dhe shndërruar në dollap për nevojat e pastrimit të KQZ-së.
Në vend të ankesave, në këtë kuti po ruhet letra e kuzhinës dhe një pastrues xhamash./Sinjali/