image Ja kush janë 28 të arrestuarit e operacionit antidrogë

Rajon

Rajon/ Ja kush janë 28 të arrestuarit e operacionit antidrogë

news image

Janë zbuluar emrat e të arrestuarve në operacionin e gjerë të Policisë së Shqipërisë në shkallë vendi, operacion që mori emrin “Limit”.

Mes të arrestuarve nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge është edhe një shtetas turk.

Ata dyshohen se janë pjesëtarë të 4 grupeve kriminale.

Të arrestuarit dolën sot në gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë filluar që në vitin 2016.

Lënda narkotike kanabis, e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së.

Katër grupet kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Më 12 shtator policia njoftoi arrestimin e 23 personave në Shqipëri, si dhe 34 të tjerëve në Greqi.  Ndërkohë që janë bërë publike edhe emrat e 28 personave të arrestuar nga operacioni Limit.

Ja kush janë të arrestuarit: Olger Bamllari, Aleksandër Pepi alias Bani, Gjergji Çollaku, Hysni Sadik, Sokol Nesimi, Aldo Nesimi, Bilbil Shqalshi, Besjan Balca, Drini Balca, Kristo Ruçi, Andrea Caca, Emiliano Kalemi, Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës), Eljon Jaho, Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, Gjergji Muke, Romeo Tare, Enkelejdi Sadiku, Kristo Çobaj, Gjergji Çobaj, Besjan Zeneli, Bektash Zeneli, Edmir Ballia, Eduart Hoxha, Arber Brahimi, Fejzo Dana, Agron Manka dhe Ertin Hoxhalli./noa.al