image Ja kur hapen plazhet në Shqipëri, çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës

Rajon

Pandemia/ Ja kur hapen plazhet në Shqipëri, çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës

news image

Në fund të majit pritet hapja e plazheve për të gjithë pushuesit në Shqipëri.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.

Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit.

Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit. /Gazeta Sinjali/