Shqipëria sot rreth orës 16:00 është goditur nga tri tërmete, ku mbetën disa persona të lënduar e shumë ndërtesa të dëmtuara.
Në momentin që ka rënë tërmeti ishin duke u zhvilluar edhe dy ndeshje të Kategorisë Superiore: Skënderbeu-Teuta dhe Partizani-Bylis.
Në stadiumin “Selman Stërmasi”, të shumtë kanë qenë ata që kanë tentuar të largohen nga shkallët, ndërkohë që ka pasur edhe dëmtime. Në pjesën e tribunës qendrore, ka rënë suvatimi teksa ka pasur plasaritje të murit në brendësi të stadiumit.
Në disa fotografi të siguruara nga një media në Shqipëri, shihet se brenda stadiumit “Selman Stërmasi”, ka lënë gjurmë. Muret duket që kanë pësuar një goditje të fortë ndërkohë që edhe jashtë ka dëme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për dëmtime te tifozët e pranishëm në stadium./Gazeta Sinjali/
Videon mund ta shikoni në këtë LINK.