Ngjarjet e datës 29 gusht 2019.
Në orën 10:00– Komuna e Drenasit organizon Akademi Përkujtimore për personat e pagjetur. (Salla e Kulturës, Drenas)
Në orën 11:00- Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), mban konferencën e parë për media, lidhur me afatet kohore, organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor. (Zyat e KDI-së, Prishtinë)
Në orën 13:00- Kompanitë funerale në Prishtinë, protestojnë para Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Kundërshtojnë. (Para objektit të Komunës së Prishtinës)
Në orën 18:00- K2.0 mban edicionin e radhës të Volume UP i cili sjell Yusuf Omar, udhëheqës redaktorial dhe i teknologjisë në Hashtag Our Stories, një rrjet global i tregimtarëve mobilë në të cilin së fundmi ka investuar Snapchat, dhe i cili është duke e promovuar ‘MOJO’ (mobile journalism – gazetarinë mobile) nëpër botë. (Hub 2.0)
Në orën 18:00- Kombëtarja e Kosovës do të mbaj stërvitjet e fundit në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, në konkurrencën e femrave. (Sadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
Në orën 19:00- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon pritje ceremoniale me rastin e aderimit të Labinot Tahirit. (Sheshi 21, Prishtinë)
Në orën 20:00- Kombëtarja e Turqisë do të mbaj stërvitjet e fundit në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, në konkurrencën e femrave. (Sadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)./Sinjali/