Anësori francez, Fanck Ribery është zgjedhur si MVP i muajit shtator nga kampionati italian Serie A.
36-vjeçari dy ndeshjet e para i filloi nga banka rezervë, ndërsa katër të tjera ka luajtur titullar për skuadrën e Fiorentinës.
Ribery ka shënuar dy gola në këto gjashtë javët e para, si dhe ka asistuar në një tjetër.
Në javën e shtatë të Serie A, skuadra e Riberys do të luajë ndaj Udineses./Gazeta Sinjali/