Ngjarjet e datës 22 gusht 2019
Në orën 10:00– Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare.
Në rend dite janë: 1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian; 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)
Në orën 10:00- Komuna e Prishtinës vendos pesë njësi shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin “Zahir Pajaziti”. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Në orën 11:00– Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova, organizon dëgjim me qytetarë për draft-buxhetin komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal, Istog)./Sinjali/