Pas tërmetit në Shqipëri, rrjeti social Facebook, krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurt.
Butonat që ofrohen janë: “I’m safe” (Jam i sigurt) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko te unë).
Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij grupi.
Tërmeti që goditi sot Shqipërinë del të jetë më i forti në 30 vjetët e fundit.
Lëkundjet përveç në Shqipëri dhe Kosovë, janë ndjerë edhe në tetë vende të rajonit.
Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.