Plot 59 murgesha kanë rezultuar pozitive me koronavirus në Romë.
Ato janë pjesë e dy manastireve në zona periferike të kryeqytetit italian.
Murgeshat po kurohen në kushte shtëpie në qëndrat e tyre e vetëm një nga ato po kurohet në spital.
Prefekti i Romës ka autorizuar izolimin e plotë të dy manastireve. /Gazeta Sinjali/