image Iu ngrit aktakuzë për mosraportim të pasurisë, ish-zëvendësministri: Sot m'u paskan qepu mu

Politikë

Iu ngrit aktakuzë për mosraportim të pasurisë, ish-zëvendësministri: Sot m’u paskan qepu mu

news image

Sot zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj iu konfirmua aktakuza për mosraportim të pasurisë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ndaj kësaj aktakuze ka reaguar Zefaj, i cili tha se lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj tij e ka kuptuar nga mediat.

Ai tha se ka harruar që e ka përfunduar mandatin dhe e ka raportuar më vonë pasi i është rikujtuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Zefaj tha se në raportim nuk ka asnjë rritje të pasurisë, por ka pasur vetëm zvogëlim.

“Sot m’u paskan QEPU mu!Aktakuzё pёr mosraportim tё pasurisё!Sqarim: Pёr ata qё ju interesonE vёrteta: E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu!Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin Mars, pikёrisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria. Sqarim: Nё raportimin e pasurisё qё e kam ba nuk ka asnjё rritje tё pasurisё, bile vetёm ёshtё zvogluar. Kjo tregon se nuk kam pasur asnjё arsye me fsheh pasurinё!Pёrfundim: Disi po tingёllon si ndonjё krim i kryer nga ana ime, nё fakt ёshtё fjala vetёm se jam vonu me raportu pasurinё time nё afatin e caktuar!”

/GazetaSinjali/