image Iu gjetën 17 qese substanca narkotike, Gjykata në Ferizaj merr vendim për të dyshuarin

Drejtësi

Iu gjetën 17 qese substanca narkotike, Gjykata në Ferizaj merr vendim për të dyshuarin

news image

Gjykata në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj të pandehurit I.I., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri më 18 mars 2021 në Ferizaj, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

“Në atë mënyrë që ditën kritike, në kuadër të planit operativ nga ana e Njësisë së DHTN-së në Ferizaj, me rastin e ndaljes dhe kontrollit tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar shtatëmbëdhjetë (17) qese, me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 18.94 gram të përgatitura për shitje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/