image Iu fshi postimi presidentit, ky shtet bllokon Twitterin - Sinjali

Iu fshi postimi presidentit, ky shtet bllokon Twitterin

news image

Shteti i Nigerisë ka bllokuar aktivitetet në rrjetin social Twitter për një afat të pacaktuar, pasi që dy ditë më parë ky rrjet i fshiu një postim presidentit të këtij vendi, Muhammadu Buhari, transmeton Gazeta Sinjali.

Lai Mohammed, ministri i Informacionit ka deklaruar se qeveria ka marrë këtë vendim për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete që kanë mundësi që ta minojnë bashkëkzistencën në Nigeri.

Në orët e para të së shtunës, webfaqja e Twitterit ishte e paqasshme në Nigeri në disa platforma, por aplikacioni punonte në disa platforma të tjera, sipas testimeve të agjencisë Reuters.

Kompania amerikane përmes një deklarate tha se është duke e hetuar pezullimin e operacioneve të saj nga qeveria nigeriane dhe do të japë më shumë informata shtesë kur të merret vesh më shumë rreth kësaj çështje. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: