image Italia zyrtarizon ofertën për ta organizuar EURO 2032

Futboll

Italia zyrtarizon ofertën për ta organizuar EURO 2032

news image

Federata e Futbollit të Italisë ka lajmëruar zyrtarisht se do të synojë të organizojë Euro 2032.

Procesi i ofertës për të organizuar Euro 2028 dhe 2032 për kampionët e Evropës pritet të fillojë më 23 mars, me afatin e fundit të projektit që do të paraqitet më 12 prill 2023. Vendimi final i UEFA-së pritet që të merret në shtator të të njëjtit vit.

Euro 2024 pritet të mbahet në Gjermani, duke e kthyer organizimin të një shtet i vetëm, pasi që Euro 2020 u mbajt në disa vende të Evropës por edhe të Azisë.

Siç ka lajmëruar FIGC, federata italiane ka shprehur interesin e tyre në UEFA për ta organizuar Euro 2032, shumë përpara afatit të marsit. Italia ka organizuar në dy raste këtë garë në të kaluarën, më 1968 dhe 1980, si dhe ka organizuar katër ndeshje gjatë Euro 2020.

Deklarata po ashtu thekson qëllimin e FIGC për modernizimin e stadiumeve ekzistues apo ndërtimin e të rinjve rreth e rreth Italisë pasi të merret vendimi final i UEFA-së, në mënyrë që të sjellë kualitet dhe standard modern në to.  /Gazeta Sinjali Sporti/