Italia zhvendosë ambasadën e saj nga Kievi në Ukrainën perëndimore për shkak të “situatës së sigurisë”, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.
Italia ka zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi në qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore si pasojë e përkeqësimit të “situatës së sigurisë” në kryeqytetin ukrainas.
Ministrja italiane e Punëve të Jashtme njoftoi se kishte zhvendosur ambasadën në mënyrë që ajo të “vazhdonte të kryente detyrat e saj”.
Të hënën, Franca kishte njoftuar gjithashtu se do të zhvendoste ambasadën e saj nga Kievi në Lviv.