image Italia vs Anglia, caktohet gjyqtari i finales

Futboll

Italia vs Anglia, caktohet gjyqtari i finales

news image

Bjorn Kuipers është përzgjedhur nga UEFA si gjyqtari i finales së Euro 2020. 

Italia dhe Anglia do të përballen mes tyre për trofeun e madhe të dielën në mbrëmje (11 korrik, 21:00) në “Wembley” të Londrës.

Gjykimi i finales i është besuar gjyqtarit holandez, i cili do të ketë si ndihmës dy bashkëatdhetarët e tij: Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra.

Gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Del Cerro Grande.

Kjupers ka gjykuar Italinë në katër ndeshjes, nga të cilat kombëtarja e kaltër numëron një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Në dhomën e VAR-it do të ketë gjermanë dhe holandezë (Dankert, kryesori, Van Boekel, Gittelmann dhe Fritz asistentët).

E veçanta është se e vetmja fitore e katër herë kampionëve të botës me 48-vjeçarin gjyqtar, ka ndodhur përballë Anglisë.

Ishte 15 qershori i vitit 2014, luhej për fazën e grupeve në Botërorin e Brazilit dhe Italia fitoi 2-1 kundër “Tre Luanëve”.  /Gazeta Sinjali Sporti/