Kombëtarja e Italisë në 1/8 e finales u përball me Austrinë, shkruan Sinjali Sport.
Italia me shumë vështirësi arriti te fitorja, ku tek pas vazhdimeve gjeti fitoren me rezultat të ngushtë 2-1.
Dy futbollistët që erdhën nga banka Federico Chiesa dhe Matteo Pessina ishin golashënues te ekipi i Mancinit.
Austria ngushtoi epërsinë në minutën e 114-të me anë të Sasa Kalajdzic, por pa gjetur edhe barazimin.
Italia do pres njërën nga kombëtaret Portugalinë ose Belgjikën në çerekfinale.
Në stadiumin e Londrës “Wembley” është zhvilluar kjo super ndeshje./Gazeta Sinjali Sporti/