Italia është ekipi i dytë që siguroi kualifikimin për në Euro 2020 pas Belgjikës ku në shtatë takime ka po aq fitore.
Ekipi i Mancinit mposhti mbrëmë Greqinë me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Jorginho dhe Bernardeschi.
Kur kanë mbetur edhe tre sfida për tu luajtur në vendin e dytë është Finlanda me 12 pikë, ndjekin Armenia me Bosnjen me nga 10-pikë.
Teksa Greqia është me 5 pikë në vendin e pestë dhe mbyll Lihtenshtejn me një pikë. /Gazeta Sinjali/