image Italia sekuestron jahtin 530 milionësh, i takonte oligarkut rus Melnichenko

Botë

Italia sekuestron jahtin 530 milionësh, i takonte oligarkut rus Melnichenko

news image

Policia italiane ka sekuestruar një superjaht nga miliarderi rus Andrey Igorevich Melnichenko, disa ditë pasi biznesmeni u vendos në listën e sanksioneve të BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sailing Yacht A 143 metra, i cili ka një çmim prej 530 milionë euro, është sekuestruar në portin verior të Triestes, tha qeveria.

E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë, tha qeveria, shkruan Al Jazeera.

Melnichenko zotëron prodhuesin kryesor të plehrave EuroChem Group dhe kompaninë e qymyrit SUEK.

/GazetaSinjali/