image Italia propozon masa ekstreme ndaj koronavirusit, 2 javë karantinë për kosovarët

Kosovë

Italia propozon masa ekstreme ndaj koronavirusit, 2 javë karantinë për kosovarët

news image

Ministria e Shëndetësisë në Itali, kanë propozuar masa të reja rigoroze për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet italiane kanë propozuar vendime tejet të ashpra për të shmangur valën e dytë të koronavirusit.

Të gjithë ata që nga pakujdesia përhapin koronavirusin, do të dënohen deri në 12 vite burgim. Ndërsa, personat që qëllimisht do përhapin këtë sëmundje, mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Italia poashtu ka marrë vendime që të gjithë personat që vijnë nga shtetet jashtë Shengenit do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 2 javore.

Kjo do të thotë që diaspora kosovare që jeton në Itali mund ta kenë obligative karantinimin 2 javor./ Gazeta Sinjali/