image Italia përkrah Kurtin për heqjen e taksës, thotë se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt

Kosovë

Politikë/ Italia përkrah Kurtin për heqjen e taksës, thotë se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt

news image

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, ka mirëpritur heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë.

Ai në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se të gjitha çështjet në pritje me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize, ndërsa lufta kundër koronavirusit kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët

“Italia mirëpret heqjen 100% të tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja tani duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet në pritje me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër koronavirus kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”./GazetaSinjali/