Italia ka regjistruar sërish shifra të larta të rasteve dhe viktimave me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,076 raste të reja krahasuar 4,168 që ishin një ditë më parë.
Ndërkohë 60 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 128,855.
Shteti italian edhe në fillim të pandemisë ishte i pari në Evropë me raste dhe me viktima, po ashtu edhe te varianti i ri duket se do kryesojë. /Gazeta Sinjali/