image Italia merr vendim ndaj mjekëve: Vaksinimi i detyrueshëm ose pezullim page

Evropë

Italia merr vendim ndaj mjekëve: Vaksinimi i detyrueshëm ose pezullim page

news image

Qeveria italiane ka marrë vendim që vaksinimi i mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të bëhet i detyrueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Masat janë të vlefshme si për stafin e sistemit shëndetësor shtetëror, ashtu edhe për atë të klinikave private.

Kushdo që refuzon të vakinohet ndaj tyre do të ndërmerren masa të tilla si: transferim në zona që nuk sigurojnë kontakte me pacientë, ose do t’iu pezullohet paga deri në fund të vitit 2021.

“Ky ligj niset nga dëshira për të “mbrojtur shëndetin publik” dhe parashikon që punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët kryejnë aktivitetet e tyre në shëndetin publik dhe privat, strukturat e mirëqenies sociale, farmacitë dhe studiot profesionale janë të detyruar t’i nënshtrohen vaksinimit falas për parandalimin e infeksionit SARS-CoV-2 ”, thuhej ndër të tjera nga autoritetet italiane.

Ditën e djeshme në Itali u regjistruan 23,904 raste të reja me COVID-19 dhe 467 viktima. /GazetaSinjali/