Italia raportoi një rekord të ri ditor me 21 mijë e 273 raste të reja me COVID-19, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Gadishullin Apenin tani është 525.782.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, 128 persona vdiqën nga sëmundja e rrezikshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 37 mijë e 338. /Gazeta Sinjali/