Kryeministri italian Giuseppe Conte ka nënshkruar një dekret të ri për masat kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit që parashikojnë zgjatjen e tyre deri më 13 prill.
Italia në fakt është në një “Lock- Down’’ por ky dekret parashikon disa lehtësime. Në dekret thuhet se do të ketë orar për shëtitjen e fëmijëve, mes makinave duhet të ketë hapësirë, shkollat, aktivitetet publike, jo publike, grumbullimet janë të ndaluara deri në këtë datë.
Po ashtu ndalohet hapja e berberanave apo qendrave estetike kurse do lejohen pikat e karburanteve dhe gazetave.
Për restorantet, pub-et, lokalet, pastiçeritë ka vetëm një kusht për tu hapur. Ato duhet të punojnë me sistemin “delivery’’, pra duhet të çojnë porositë nëpërmjet motoristëve duke respektuar rregullat e higjienës. /Gazeta Sinjali/