Kombëtarja e Italisë ndeshjen e fundit në grup e luajti ndaj Uellsit, shkruan Sinjali Sport.
Azzurri si nikoqire priti britanikët në stadiumin e Romës “Olimpico”.
Italia fitoi minimalisht me rezultat 1-0, duke e siguruar fitoren e tretë në grup.
Matteo Pessina realizoi në minutën e 39-të për golin e vetëm në këtë ballafaqim.
Azzurri ecën në fazën e 1/16-ës si e para e Grupit A me nëntë pikë, ndërsa Uellsi me katër pikë kualifikohet si e dyta.
Zvicra pret rezultatet e kombëtareve tjera për kualifikim të mundshëm nga pozita e tretë , ku ka katër pikë, kurse Turqia dështon me asnjë pikë në këtë kampionat. /Gazeta Sinjali Sporti/