image Italia mbyll shkollat, dyqanet dhe restaurantet

Evropë

Italia mbyll shkollat, dyqanet dhe restaurantet

news image

Në pjesën më të madhe të Italisë do të mbyllen shkollat, dyqanet dhe restaurantet, duke filluar nga e hëna, transmeton Gazeta Sinjali.

E gjithë kjo për shkak se kryeministri italian, Mario Draghi, paralajmëroi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit.

Kështu, gjatë tri ditëve të Pashkëve, nga 3 deri më 5 prill, do të ketë mbyllje totale të vendit.

Mbyllja e këtyre aktiviteteve do të përfshijë edhe 2 rajonet më të populluara të vendit, Romën dhe Milanon. Banorëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi duke lejuar dalja vetëm për arsye pune, shëndetësore apo arsye të tjera thelbësore.

Kryeministri Mario Dragi tha se ishte i vetëdijshëm për pasojat e kësaj mbylljeje, por theksoi se ajo është e nevojshme për të shmangur një përkeqësim të situatës. Rastet e reja të të infektuarve janë rritur ndjeshëm javët e fundit duke tejkaluar 25 mijë të tilla në ditë. Problem është gjendja në spitale ku sistemi është mbingarkuar sërish./Gazeta Sinjali/