image Italia lehtëson masat antiCOVID për udhëtarët nga Kosova

Evropë

Italia lehtëson masat antiCOVID për udhëtarët nga Kosova

news image

Italia ka vendosur që nga 1 marsi të lehtësojë masat antiCOVID për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet, duke përfshirë edhe Kosovën.

Këtë e bëri të ditur ambasada e Kosovës atje, duke njoftuar se këto masa do të jenë në fuqi deri më 31 mars.

Mirëpo, qytetarët që ia mësyjnë shtetit italian duhet të plotësojnë formularin digjital dhe të paraqesin certifikatën e vaksinimit.

Personat që nuk posedojnë certifikatë, duhet të izolohen për pesë ditë.

Njoftimi i ambasadës:

Me qëllim të rikthimit të normalitetit në vend, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka nënshkruar urdhëresën e re që parashikon lehtësimin e masave për të gjithë ata që udhëtojnë nga shtetet jashtë BE-së, në të cilën është përfshirë edhe Kosova.

???? Kjo urdhëresë hyn në fuqi me datë 01 mars deri me 31 mars 2022.

Me kusht që të mos shfaqen simptoma të Covid 19, nga data 1 mars 2022, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Italisë, janë të obliguar të respektojnë dhe paraqesin dokumentet e nevojshme.

????Masat në fuqi lejojnë hyrjen në Itali, me detyrimin që secili të paraqesë dokumentet e mëposhtme:

– formularin dixhital PLF (passenger locator form) që gjendet në vijim https://app.euplf.eu/#/, i cili duhet të plotësohet në formë dixhitale apo të shtypur;

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë apo certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente pas shërimit nga Covid 19, apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA); Certifikatat mund të tregohen në format dixhital ose kopje e shtypur.

Në mungesë të paraqitjes së ndonjërës prej certifikatave të sipërpërmendura, do të aplikohet masa e vetë-izolimit prej 5 ditësh në adresën e shënuar në Passenger locator Form, me detyrimin që pas përfundimit të vetë-izolimit të bëhet një test antigjen apo tampon molekular.

????Përjashtimet:

Përjashtimi nga obligimi i certifikatës së vaksinimit, tamponit molekular ose antigjen para nisjes si dhe vetë-izolimit, por me detyrimin që të plotësohet formulari dixhital i vendndodhjes së udhëtarit, zbatohet vetëm në këto raste:

– për ekuipazhin e mjeteve të transportit;

– për punëtorët kufitarë që hyjnë dhe dalin nga territori italian për arsye të vërtetuara pune dhe për rrjedhojë kthimin në vendbanim apo shtëpinë e tyre

– nxënësit dhe studentët që ndjekin ndonjë kurs studimi në një shtet tjetër nga ai i vendbanimit, në të cilën kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;

– këdo që kalon tranzit, me automjet privat, në territorin italian për një periudhë jo më shumë se 36 orë, me obligimin që, në mbarim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në të kundërtën të qëndrojë në vetë-izolim për 5 ditë në adresën e dhënë në PLF dhe të kryej një test molekular ose antigjen në fund të vetë-izolimit;

???????? Fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.

???? Plotësimi i formularit dixhital PLF https://app.euplf.eu/#/ është i obligueshëm për secilin qytetar, pa përjashtim, duke përfshirë edhe ata që janë të liruar nga tamponi dhe vetë izolimi.

/GazetaSinjali/