Qeveria e Italisë ka lehtësuar sot masat anti-COVID për shtetasit e Kosovës me leje qëndrimi atje.
Me masat e reja, kosovarët me leje qëndrimi në Itali mund të hyjnë duke paraqitur rezultatin negativ të testit për koronavirus.
Kështu bëri të ditur Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se kosovarët po ashtu janë të detyruar të karantinohen pas mbërritjes atje.
“Disa lajme të mira! Rregullat e reja covid-19 lejojnë që qytetarët e Kosovës me leje qëndrimi të udhëtojnë në Itali, duke paraqitur një rezultat të testit negativ të kohëve të fundit dhe duke qëndruar në vetizolim pas mbërritjes. Shpresojmë se, me përmirësimin e përgjigjes së Kosovës ndaj virusit, do të pasojnë hapa më pozitivë”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/