image Italia i shpërblen me leje qëndrimi 600 mijë emigrantë që ndihmuan gjatë pandemisë

Botë

Koronavirusi/ Italia i shpërblen me leje qëndrimi 600 mijë emigrantë që ndihmuan gjatë pandemisë

news image

Autoritetet italiane kanë vendosur të pajisin me leje qëndrimi rreth 600 mijë emigrantë të paligjshëm të cilët dhanë kontributin e tyre gjatë ditëve të vështira të pandemisë duke punuar në fusha dhe duke u kujdesur për personat e moshuar në nevojë.

Mijëra emigrantë të paregjistruar punuan në fushat me të mbjella përreth Italisë dhe pse rrezikuan të arrestoheshin për shkak të masave shtrënguese të aplikuara në shumë zona për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ushqimi që vjen në tavolinat tona vjen nga këto fusha. Tashmë është momenti që të kujdesemi për të drejtat e atyre që punuan për këto”, deklaroi ministrin për jugun, Peppe Provenzano.

Lejet e qëndrimit që pritet t’iu jepen emigrantëve nuk parashikojnë të drejtën e votës dhe janë të rinovueshme çdo 6 muaj. Ato u propozuan nga ministrja e Kulturës, Teresa Bellanova. /Gazeta Sinjali/