image Italia hapë dyert ngadalë, nga sot më shumë se 4 milionë italianë rikthehen në vendet e punës

Shëndetësi

Lehtësimi/ Italia hapë dyert ngadalë, nga sot më shumë se 4 milionë italianë rikthehen në vendet e punës

news image

Tetë javë më parë, Italia u kthye në një laborator të madh për shkak të masave drakoniane të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e virusit të rrezikshëm që kishte goditur rëndë vendin në qendrën e tij ekonomike.

Sot, pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 4 milionë persona nga sot do të kenë mundësinë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja.

“Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

Një goditje të rëndë nga kjo pandemi pësoi edhe ekonomia e vendit. Sipas ekspertëve, ajo parashikohet të ketë një kontraktim prej 9% gjatë këtij viti, gjë që do të lë një shenjë të madhe.

Tashmë në Itali numërohen 210 mijë raste me koronavirus dhe 28 884 viktima, bilanc ky që konsiderohet si një ndër më të këqinjtë në Europë. /Gazeta Sinjali/