Forma e mirë e futbollistët të ri të Arsenalit ka futur në luftë Italinë dhe Brazilin që t’i marrin shërbimet e futbollistit.
Bëhet fjalë për Gabriel Martinellin i cili është duke shkëlqyer në ndeshjet e Arsenalit, duke marrë çdo herë e më shumë besimin e trajnerit të Arsenalit.
Martinelli ka lindur në Brazil dhe është rritur atje, por babai i tij zotëron pasaportë italiane dhe për këtë arsye federata italiane e futbollit kërkon ta rrëmbejë 18-vjeçarin në kombëtaren axurre.
Sulmuesi i Arsenalit ka luajtur me ekipet zinxhire të Brazilit, por ende nuk ka pasur një ftesë nga Tite për në kombëtaren e parë dhe nga ky fakt kërkon të përtojë Italia, që duket se i ka shpallur luftë të hapur Brazilit. Megjitatë, vendimin përfundimtar do ta marrë padyshim vetë talenti Martinelli.