Italia, një nga vendet më të prekura nga COVID-9, ka filluar ta marr vetën. Ditët e fundit është raportuar për ulje të rasteve të reja dhe vdekjeve.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 275 raste të reja me koronavirus, ndërkohë pesë pacientë kanë humbur jetën.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza deklaroi se për të dytën ditë radhazi nuk janë shënuar vdekje në Lombardi, një nga rajonet më të prekura të gadishullit Apenin, ndërsa raste të reja pozitive janë 79, kryesisht asimptomatikë.
“Numri i rasteve të reja në botë vazhdon të rritet. Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë brenda një konteksti ndërkombëtar që po përkeqësohet. Ne jetojmë në një planet. Kjo betejë fitohet me vendosmëri dhe solidaritet”, ka shkruar ai.
Të shëruarit vazhdojnë të rriten dhe provincat e Kremones, Pavias dhe Sondrio nuk regjistrojnë infektime të reja.
Në total që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 12,442 raste, 35,102 vdekje dhe 198.320 të shëruar, 128 pacientë janë rikuperuar vetëm 24 orët e fundit. /Gazeta Sinjali