image Italia do të lejojë qytetarët të kultivojnë kanabis në shtëpi

Rajon

Italia do të lejojë qytetarët të kultivojnë kanabis në shtëpi

news image

Italia ka hedhur një hap të ri në lidhje me legjislacionin që lidhet me përdorimin e kanabisit dhe trafikut të kësaj bime narkotike.

Komisioni i Drejtësisë në Dhomën e Ulët të parlamentit sapo miratoi reformën që lejon përdoruesit e kanabisit të kultivojnë një sasi të vogël bimësh narkotike në shtëpinë e tyre.

Kështu, sipas kësaj reforme, hiqen dënimet për këdo që kultivon deri në 4 bimë kanabis sativa në shtëpinë e tij.

Megjithatë, ligji i ri forcon dënimet për krimet që lidhen me trafikun e kanabisit, duke e çuar penalitetit maksimal deri në 10 vjet burg, raporton A2NN.

Reforma e prezantuar nga deputeti Riccardo Magi e bën Italinë një nga të parat vende në Evropë që dekriminalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi për përdorim personal.

/GazetaSinjali/