Për festën e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, Italia do të hyjë në izolim mbarëkombëtarë në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit të ri.
Gjatë festave të fundit, Italia do t`i mbyll dyqanet që nuk janë të domosdoshme dhe baret, ndërkaq banorët e këtij shteti do të lejohen të shkojnë në punë vetëm për emergjenca shëndetësore.
Gjithashtu, mediat italiane kanë bërë të ditur se vizitat nëpër shtëpi do të jenë të limituara.
Në lidhje me këtë vendim, Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se ky “nuk ishte një vendim i lehtë”
“Ekspertët tanë ishin shumë të shqetësuar për një rritje të rasteve gjatë Krishtlindjes. Prandaj, ne u detyruam që të veprojmë”, tha ai.
Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, përkatësisht në këtë vend janë regjistruar pothuajse 68,000 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Izolimi mbarëkombëtar në Itali do të jetë nga 24 deri më 27 dhjetor, nga 31 dhjetori 3 janar si dhe nga 5 deri më 6 janar, 2021.
Conte tha se gjatë kësaj periudhe, italianët mund të pranojnë në shtëpitë e tyre deri në dy mysafirë, por këtu nuk përfshihen edhe personat nën moshën 14-vjeçare. Ndërkaq, ora e ndalimit të qarkullimit do të vazhdojë të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Nga 28 deri më 30 dhjetor si dhe më 4 janar, do të aplikohen masa më lehtësuese. Në këto ditë, qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, por baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura.
Kryeministri italian, Conte tha se këto masa kanë për qëllim “që të lejojnë një socializim minimal gjatë kësaj periudhe”.