Numri i personave të vdekur nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 107, duke u bërë vendi i dytë në botë me më së shumti viktima.
Siç edhe është raportuar, deri më tani, numri i të vdekurve nga virusi në Kinë ka shkuar në 2 mijë e 981, ndërsa në Iran në 92.
Sipas mediave të huaja, 443 raste më shumë janë konfirmuar nga coronavirusi në Itali, ndërsa numri i viktimave është rritur për 28 që nga dita e djeshme.
Shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, ka deklaruar se 276 persona janë rikuperuar, që shënon përqindjen më të madhe në ditët e fundit, ndërsa 297 prej të infektuarve janë në kujdes intensiv.
Ai më tutje ka thënë se numri i pacientëve në spital është 1 mijë e 346, ndërsa të izoluar në shtëpi janë 1 mijë e 65 persona.
Kujtojmë Italia është vendi me më shumë të prekur nga coronavirusi në Evropë, ndërsa rajonet më të prekura janë ai i Lombardisë dhe Venetos.