image Italia aprovon përdorimin e aplikacionit që gjurmon të infektuarit me Covid-19

Botë

Pandemia/ Italia aprovon përdorimin e aplikacionit që gjurmon të infektuarit me Covid-19

news image

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka aprovuar përdorimin e një aplikacioni që do të ndihmojë për të gjurmuar pacientët e infektuar nga Covid-19, gjatë fazës 2 të luftës kundër pandemisë, pra të daljes së vendit nga izolimi.

Ekipi i Task Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, i përbërë nga 74 mjekë ekspertë, pas analizmit të disa aplikacioneve ka zgjedhur më të mirin, i realizuar nga Qëndra mjekësore SantAgostino në bashkëpunim me kompaninë milaneze Bending Spoons.

Aplikacioni i quajtur “Imun” është i shkarkueshëm për të gjitha tipet e celularëve dhe i lejon përdoruesit të kenë një kontroll të fortë të të dhënave të tyre personale.

“Imun” është i përbërë nga dy arkiva; i pari regjistron të dhënat mbi gjëndjen shëndetësore të përdoruesit, ndërsa i dyti do të jetë një ditar klinik që përmes Bluetooth gjurmon kontaktet që ai ka pasur dhe nëse është një person pozitiv me COVID 19, lejon përdorimin e të dhënave që janë memorizuar në aplikacion duke nisur gjurmimin e personave me të cilët ka qënë në kontakt duke krijuar një kronologji të lëvizjeve që ai ka kryer.

Aplikacioni “Imun” u zgjodh ndër 35 propozimet e ardhur nga ekspertë të teknoligjisë nga 6 vende të ndryshme.

Aplikacioni shkarkohet falas dhe mund të përdoret nga të gjithë./ Gazeta Sinjali/