image Italia aplikon dhe 2 terapi të reja për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19

Botë

Shëndetësi/ Italia aplikon dhe 2 terapi të reja për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19

news image

Instituti Italian i Shëndetit Publik ka autorizuar dy terapi të reja për kurimin e pacientëve me koronavirus.

Komiteti tekniko-shkencor i këtij institutit ka autorizuar përdorimin e ilaçeve antimalarja me bazë klorokinë e hidroksiklorokinë për trajtimin e personave me koronavirus.

Gjithashtu është autorizuar përdorimi i ilaceve të tjera anti AIDS lopinavir/ritonavir, danuravir/cobicistat, darunavir, ritonavir, për të infekturit me COVID-19.

Ka shkuar kështu në 5 numri i terapive eksperimetale që po përdoren në Itali për kurimin e pacientëve.

Tre terapitë e tjera eksperimentale që po përdoren në Itali për kurimin e pacientëve me COVID 19 janë: Terapia TOCIVID 19 me ilaçin antiartrit Tocilizumab; kurimi me Remdesivir i cili përdoret për pacientët me Ebola si dhe terapia antivirozë me ilacet lopinavir/ritonavir është një antivilar që përdoret kundër infeksionit tek të sëmurët me HIV.

Lajmi u komnfirmua edhe nga drejtori i Agjencisë italiane të Barnave, Nicola Magrini, i cili tha se “do të autorizojnë mjekët e familjes të japin kurimin me ilace anti AIDS për pacientët me COVID19.”

Shpërndarja e ilaçeve antimalarje e anti aids do të jenë në ngarkim nga isntituti Italian i Shëndetit Publik.

Deri tani në Itali janë shënuar mbi 83 mijë raste të infektuar me koronavirus,/Gazeta Sinjali/