image Itali/ Një grua vret dy vajzat e saj dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Evropë

Itali/ Një grua vret dy vajzat e saj dhe ikën nga vendi i ngjarjes

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Verona të Italisë.

Një grua me origjinë nga Sri Lanka i ka vrarë dy vajzat e saj të moshës tre dhe 11-vjeçare.

Autorja e krimit ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, raportojnë mediat italiane.

Trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës “Mamma Bambino”.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio.

Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./GazetaSinjali/