image Istogu ndez qirinj për të nderuar asamblistin që vdiq sot

Kosovë

Istogu ndez qirinj për të nderuar asamblistin që vdiq sot

news image

Shumë qytetarë të Komunës së Istogut janë mbledhur sonte në qendër të qytetit për të nderuar asamblistin e PDK-së, Labinot Aliaj, i cili vdiq sot, njofton Gazeta Sinjali.

Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi kanë qenë edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetja Ganimete Musliu ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.

Asamblisti komunal i PDK-së në Istog, Labinot Aliaj ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit. Siç kanë bërë të ditur familjarët e viktimës, vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ishte vetëm 27 vjeç. /Gazeta Sinjali/