image Ismet Munishi thotë se i dhimbsen këto tri ekipe kosovare

Futboll

Sport/ Ismet Munishi thotë se i dhimbsen këto tri ekipe kosovare

news image

Trajneri kosovar Ismet Munishi, i cili aktualisht e drejton skuadrën e Ballkanit, së fundmi ka thënë se i dhimbsen tri skuadra kosovare.

Gjilanasi në televizionin publik ka komentuar “fatin” e këtyre skuadrave, transmeton Gazeta Sinjali.

Më vjen keq për Vëllaznimin, që vazhdoj ta përcjelli edhe në rrjetet sociale. Shpresoj që të kthehet klubi në ecurinë e vjetër dhe ta kenë një president si Ballkani”, citohet të ketë thënë fillimisht Munishi.

Më tutje, atij gjithashtu iu janë dhimbsur edhe Hajvalia dhe Besa e Pejës.

“Më pas më vjen keq edhe për Hajvalinë dhe Besën e Pejës”.

Kujtojmë se Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës. Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës./Gazeta Sinjali/