Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka komentuar kualifikimin e ekipit të tij në finale të DigitAlb Kupës, pasi arriti rezultatin që ia mundësoi kalimin në finalen e parë të klubit.
“Jam i kënaqur me lojtarët, kemi ende për t’u përmirësuar, kemi pasur një kundërshtar shumë të vështirë. Kemi qenë të motivuar, jemi për herë të parë në finale, urime për Suharekën, tifozët, lojtarët për angazhimin, ta presim finalen” shprehet Ismet Munishi.
Ballkani në finale do të takohet në finale me skuadrën kryeqytetase, Prishtinën./ Gazeta Sinjali/