image ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Londrën Jugore

Botë

Botë/ ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Londrën Jugore

news image

I ashtuquajturi Shtet Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në pjesën jugore të Londrës, ku u lënduan tre persona.

Pa dhënë ndonjë dëshmi, agjencia e lajmeve e këtij grupi, Amaq, tha se luftëtari i ISIS-it ishte përgjegjës për sulmin me thikë në Londër, shkruan “Daily Mail”.

Sulmuesi i së dielës, Sudesh Amman, u qëllua për vdekje nga policia pasi e kishte vjedhur një thikë në një dyqan dhe i kishte sulmuar dy kalimtarë të rastit.

Terroristi 20-vjeçar më parë kishte shfaqur admirim për ISIS-in, e kishte shpërndarë në internet një revistë të grupit Al-Qaeda dhe e kishte nxitur të dashurën që t’ua priste kokat prindërve të saj.

Në deklaratën e ISIS-it thuhet: “Autori i sulmit në jug të Londrës është luftëtar i Shtetit Islamik dhe e kreu sulmin si përgjigje ndaj thirrjeve për t’i sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit.”

Amman ishte burgosur për posedimin dhe shpërndarje të dokumenteve terroriste në dhjetor të vitit 2018, ndërsa ishte liruar nga burgu para disa ditëve./Gazeta Sinjali/