Një femër e cila ishte raportuar e zhdukur në Prishtinë më 27 korrik të këtij viti po dyshohet se është dhunuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate ka arrestuar një person i cili dyshohet se së bashku me një person tjetër e ka dhunuar viktimën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti në polici po hetohet si ‘dhunim”.