Kosova triumfoi ndaj Irlandës Veriore në ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Dardanët triumfuan me rezultat 3-2 ndaj Irlandezëve, për të regjistruar fitoren e dytë në tre përballje.
Vedat Muriqi shënoi një dopietë, i përcjellur nga një i Zymer Bytyqit, nga golashënuesit dardanë në këtë ballafaqim.
Pavarësisht se Muriqi ishte në dyshim për të luajtur këtë ndeshje, ai megjithatë kompletoi 90 minutat e plotë, duke shënuar dy herë, dhe përveç kësaj ai mori notën më të lartë në këtë ballafaqim.
Ai u vlerësua me notën më të lartë me 8.5, i pasuar nga Milot Rashica me 7.7 dhe Zymer Bytyqi 7.5.