Pavarësisht se sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud u përfol se do të ishte blerja e radhës e Interit, e më pas objektiv serioz i Tottenhamit, tani është shumë afër transferimit te skuadra italiane, Lazio.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare raportohet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, shkruan Gazeta Sinjali.
Lazio ia ofron 34-vjeçarit një kontratë deri në fund të vitit 2022 dhe pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.
Një vit më parë, Giroud ishte golashënuesi më i mirë i Europa League me 11 gola në 14 ndeshje.
Për ta mbyllur marrëveshjen përfundimisht, Tares i duhet ta marrë miratim nga klubi anglez, Chelsea, me të cilin Giroud ka kontratë deri në qershor të këtij viti. /Gazeta Sinjali/