Ish-zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti, Jusuf Thaçi, ka thënë se ai vetë i 200-ti po pret që të votojë tash e dy orë në qendrën e votimit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prushtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi ka thënë se fletëvotimet në këtë qendër janë harxhuar para gjysmë ore.
“Në Qendrën e Votimit në FIEK në Prishtinë jemi mbi 200 veta duke pritur rreth 2 orë për të votuar. Qe më shumë se gjysmë ore janë harxhuar fletë-votimet dhe ende nuk janë sjellë në qendër të votimit. Radha dhe koha e pritjes po zgjatet edhe më shumë. Fatkeqësisht, shumë njerëz edhe po kthehen pa votuar për shkak të kësaj. Në rastin më të mirë kjo është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e KQZ-së, në rastin më të keq kjo është sabotim i zgjedhjeve nga KQZ dhe mohim i të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke ua vështirësuar apo pamundësuar votimin”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/