image Ish-zëvendësministri i VV-së: A po i bjen që AAK është në qeveri për tendera?

Politikë

Ish-zëvendësministri i VV-së: A po i bjen që AAK është në qeveri për tendera?

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-zëvendësminitër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka reaguar pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe votës së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës kundër këtij vendimi të Qeverisë Hoti.

Zogiani ka pyetur se pse duhet të qëndrojë në koalicionin qeverisës AAK, nëse sipas tij, nuk e mbron sovranitetin e vendit.

Tutje ai ka shtruar pyetjen nëse AAK po qëndron në Qeverinë Hoti për tendera.

“Me votu kundër një çështjeje kaq të rëndësishme si reciprociteti, e me ndejt në qeveri, veç AAK! Çka don me mbrojt në qeveri në-se jo sovranitetin e vendit?! A po i bjen që janë aty për tendera e jo për politikë?”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Kujtojmë që Qeveri Hoti në mbledhjen e djeshme ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë./Gazeta Sinjali