Shtetasi brazilian tha se jeta në kryeqytetin francez ishte “stresuese” dhe se preferonte atmosferën në Barcelonë ose Seville.
Dani Alves ka zbuluar se nuk i pëlqente të jetonte në Paris, duke i quajtur vendasit “racistë të fëlliqur”.
Mbrojtësi i djathtë 36-vjeçar u largua nga kryeqyteti francez gjatë verës, pasi kaloi dy sezone me Paris Saint-Germain, por tani është në atdheun e tij të Brazilit me Sao Paulo.
Ai ka thënë se nuk e shijoi jetën në Qytetin e Dritave, edhe pse luajti 48 ndeshje të Ligue 1./Gazeta Sinjali/