image Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, nis punën te klubi i Superligës

Futboll

Zyrtare/ Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, nis punën te klubi i Superligës

news image

Ish selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka marrë post të ri në KF Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit, ka konfirmuar klubi nga Drenasi.

“Bunjaki gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi. Ai i besoi projektit të klubit, me në krye presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit”, thuhet në faqen zyrtare të Feronikelit. 

Albert Bunjaki, pretendon në rritje të cilësisë së Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurrenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë.

Bunjaki nuk është i pari nga familja e tij si pjesë e FC Feronikelit, pasi që familja Bunjaki ka qenë e lidhur ngushtë me klubin gjatë brezave.

Gjyshi i tij ishte sponsori i parë i KF Feronikelit në atë kohë, gjithashtu edhe babai i tij ishte pjesë e klubit, vazhdimësinë e tyre po e ndjek tani, Albert Bunjaki.