Ish-shefi i Interpolit, Meng Hongwei është dënuar më 13 vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 290 mijë dollarë, për marrje ryshfeti dhe abuzim me pozitat zyrtare.
Meng Hongwei, është arratisur në Francë nga shtatori i 2018-së. Hongwei ishte kreu i parë kinez i Interpolit, transmeton Gazeta Sinjali.
64 vjeçari, ka pranuar se ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë në ryshfet.
Gjykata Popullore e Ndërmjetme Tianjin No 1 e Kinës e shpalli Meng Hongwei fajtor për keqpërdorimin e autoritetit të tij publik në mes të viteve 2005 dhe 2017 kur ai shërbeu si zëvendës/ministër i sigurisë publike dhe shef i policisë së detarisë së Kinës./Gazeta Sinjali/